Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti duket të jetë afër transferimin në AC Milan.
Drejtorët e dy klubeve janë takuar dhe një marrëveshje për reprezentuesin italian thuhet se është duke u përgatitur, transmeton portali arbresh.info.
Belotti ishte njëri nga dy shënjestrat kryesore të trajnerit të Manchester United, Jose Mourinhos, së bashku me Alvaro Moratan e Real Madridit.
Morata pritet t’i bashkohet së shpejti “Djajve të Kuq” për një tarifë rreth 60 milionë funta dhe gjiganti në Premierë Ligë nuk do të jetë më i interesuar për Belottin.
Edhe pse Belotti mund të kushtoj më shumë se kaq, Milan shpreson të huazojë fillimisht 23-vjeçarin për një sezon me një çmim prej 20 milionë euro duke përfshirë këtu edhe obligimin për blerje në fund të vitit për 60 milionë./arbresh.info
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...