Federata e Karatesë e Kosovës, mori pjesë në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë, edicioni i 31-të me radhë nga data 11–14 shtator 2025.
Kampionati u mbajt në qytetin Guadalajara të Spanjës ku Kosova u paraqit me 49 garues pjesëmarrës dhe sukseset nuk munguan, shkruan Arbresh.info.
Karateistët ‘dardan’ i sollën vendit gjithsej 15 medalje, 7 të arta, 4 të argjendta, 4 të bronzta, si dhe gjashtë vende të pesta.
Në këtë turne morën 16 shtete pjesëmarrese me 582 dhe 648 paraqitje nga tri Kontinente.
Falë këtij suksesi Kosova është renditur në vendin e dytë në ranglistën e përgjithshme, menjëherë pas Spanjës nikoqire.
Shtatë medaljet e arta vendit ia sollën Korab Gashi, Aid Curri, Suela Arifi, Lanika Rexhepi, Prijam Gashi dhe skuadrat e meshkujve të Juniorëve dhe Kadetëve./Arbresh.info
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti në Podujevë premton investime miliardëshe
Maran debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve polit...
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi
Momente tensioni në “Air Albania”: Futbollisti i...