Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk do të negociojë për ekstradimin e Ismail Morinës, “Ballistit”.
Pas shkrimeve të shumta në media, reagimi i parë ka ardhur nga vetë presidenti serb, i cili thotë se Serbia ka marrë të gjitha masat e duhura për ekstradimin e tij.
“Ne kemi bërë gjithçka që duhej. Nuk e di ku e shihni ju këtë ofensivë të ashpër. Mediat shkruajnë gjithçka. Ne tani kemi përvjetorin e dëbimit të serbëve nga Kroacia dhe shpresoj të kemi mirëkuptim në aspektin politik dhe pa ofendime, pavarësisht emocioneve. Sa i përket kryesve të veprave penale nuk kam çfarë të komentoj”, tha Vuçiq.
“Ballisti” quhet huligani shqiptar dhe konsiderohet fajtor për ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri. Shtypi serb thotë se Morinën e pret burgu për shkak të veprës së nxitjes së urrejtjes fetare dhe urrejtjes mes kombeve.
Nuk dihet se kur është ngritur akuza ndaj tij dhe mediat thonë se vëllai i Morinës ka kërcënuar nëse do të vijë deri tek ekstradimi.
James Montague, gazetari që shkruajti i pari në “The New York Times” për “Ballistin”, e ka takuar javën e kaluar në burgun e Dubrovnikut. Ai thotë se edhe Kroacia ndodhet mes dy zjarreve. Për britanikun, tensionet në ndeshje janë të zakonshme, por Ballkani i jep dimension tjetër.
“Mezi e kam njohur pasi i kishte flokët dhe mjekrën të prera. Duket qartë se është i brengosur dhe i frikësuar jo vetëm për ekstradimin, por edhe për të ardhmen e tij, pasi ka marrë shumë kërcënime me vdekje dhe duket se ka frikë për jetën e tij dhe të familjes”, shprehet James Montague, gazetar, shkruan tch.
Rastin kundër Morinës në Serbi e ka ngritur Prokuroria e Lartë, kurse ekstradimin e ka kërkuar Ministria e Drejtësisë serbe.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116