Të tjera lajme vijnë nga Shkodra sa i përket vrasjes së Valter Fierzës, i cili u gjet i vrarë jashtë makinës së tij në fshatin Hot i Ri mbrëmjen e së enjtes.
Sipas korrenspondentes së Klan News në Shkodër, Emi Kalaja, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas sherrit për parkimin e makinës dhe autor mendohet të jetë pikërisht fqinji i tij.
Konflikti ka nisur mes vëllait të viktimës, Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar, fqinjit të tyre shtëpitë e të cilëve janë pranë njëra-tjetrës.
Debati nisi në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar.
Pas debatit, fqinji i vëllezërve Fierza, ka marrë armën dhe e ka qëlluar 33-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.
Ka qenë vëllai i Valter Fierzës ai që e gjeti të vdekur jashtë makinës në rrugicën pranë shtëpisë së tyre, e më pas lajmëroi policinë.
Pas vrasjes autori i dyshuar është larguar në drejtim të paditur. Ai është shpallur në kërkim nga autoritetet policore.
LEXO EDHE:
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...