Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se bllokimi i TikTok është një ndihmë por jo një zgjidhje përfundimtare. Në takimin me prindër e mësues në shkollën “Halit Coka” në Kamëz, kryeministri u shpreh se vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani u keqpërdor, si dhe u vu në pikëpyetje edhe puna e policisë së shtetit.
“Dy vrasje që kanë ndodhur ajo e Pogradecit dhe kjo e 14 vjeçarit, janë përdorur në mënyrën më abuzive dhe më të pabesë ndaj opinionit publik, duke sajuar historira, duke vënë në pikëpyetje korrektesën e policisë në raportim, duke shpikur një autori tjetër, një thikë tjetër. Fatmirësisht kjo vrasje është e regjistruar në video. Jo vetëm që është hetuar me detaje, por është në video se si ka ndodhur.
Nuk ka autor tjetër dhe nuk ka ndodhur siç mund të thotë imagjinata kur vetvetiu vendoset në krahun e viktimës. Një përleshje nga ku për fatin më të keq, është shkaktuar një vdekje e një fëmije. Dhe në këto bashkëbisedime kam dëgjuar me vëmendje shqetësimin e prindërve që përtej TikTok është edhe çmenduria mediatike e Shqipërisë që nxitet nga politika, nga nevoja për audiencë dhe për ta përdorur shqetësimin që krijohet të prindërit, për t’i mbajtur pas ekranit duke iu treguar historira.”, shtoi Rama./abcnews.al
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...