Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë ditën e nesërme më 16 prill Italinë.
Kreu i qeverisë shqiptare mësohet se do të zhvillojë një takim me homologen e tij italiane, Georgia Meloni.
Takimi do të nisë në orën 15:00 në Palazzo Chigi. “Ditën e enjte, më datë 16 prill, kryeministrja Meloni do të zhvillopjë një takim me kreun e qeverisë së Shqipërisë Edi Rama në Palazzo Chigi”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Romës.
Kryeministri shqiptar Rama njihet për raportin e veçantë me homologen e tij italiane Georgia Meloni. Dy liderët vazhdojnë që të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme, në interes të të dyja vendeve.
Në nëntor 2025 ishte mbajtur një takim i përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Italisë. Si Meloni, ashtu edhe Rama e kishin konsideruar bashkëpunimin mes palëve si historik.
“Një ditë historike, sepse për herë të parë qeveria shqiptare ulet me qeverinë italiane për të folur për projekte të përbashkëta dhe për të folur për një të ardhme të përbashkët”, kishte deklaruar Rama.
Në atë kohë, Tirana dhe Roma zyrtare nënshkruan plot 16 marrëveshje të përbashkëta bashkëpunimi. Rama tha se “qershia mbi tortë” nga Italia do të vijë në vitin 2028, kur fqinjët do të marrin kryesinë e Këshillit Europian. Sipas kryeministrit shqiptar, vendi fqinj do e ndihmojë Shqipërinë për anëtarësim në BE dhe se në krye të shtetit italian do të jetë sërish Meloni.
Georgia Meloni po ashtu shprehu gatishmërinë e plotë për bashkëpunim mes dy shteteve./tvklan.al
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë