4 punonjës të Bashkisë së Pogradecit kanë rënë në prangat e policisë, për shkak se akuzohen për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– Reshit Fraholli, 58 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec;
– Raif Muçka., 58 vjeç, banues në Pogradec;
– Bektash Xhudellari, 35 vjeç, banues në Hudënisht, Pogradec;
– Marsel Muçllari, 35 vjeç, banues në fshatin Çervenakë, Pogradec.
Këta shtetas, me detyrë punonjës pranë bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e pallatit të sportit, në qytetin e Pogradecit, vodhën disa pako me ndihma, të dhuruara nga donatorë të huaj, për komunitetin e kësaj bashkie. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakot me sendet e vjedhura dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin do të transportoheshin.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Pakoja e fundit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes.
Vodhën duke shpërdoruar detyrën, pako me ndihma të dhuruara për qytetarët, vihen në pranga 4 punonjës të bashkisë Pogradec, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen pakot e vjedhura dhe automjeti me të cilin do të transportoheshin.
Nisur nga një video e publikuar mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale, në të cilën shfaqeshin punonjës të bashkisë Pogradec që vidhnin pako me ndihma të dhuruara nga donatorë të huaj për komunitetin e Pogradecit, menjëherë specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan veprimet për verifikimin e rastit dhe për identifikimin e personave përgjegjës. Nga provat e grumbulluara dhe nga hetimet e mëtejshme të kryera, u bë i mundur dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje. Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– Reshit Fraholli, 58 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec;
– Raif Muçka., 58 vjeç, banues në Pogradec;
– Bektash Xhudellari, 35 vjeç, banues në Hudënisht, Pogradec;
– Marsel Muçllari, 35 vjeç, banues në fshatin Çervenakë, Pogradec.
Këta shtetas, me detyrë punonjës pranë bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e pallatit të sportit, në qytetin e Pogradecit, vodhën disa pako me ndihma, të dhuruara nga donatorë të huaj, për komunitetin e kësaj bashkie. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakot me sendet e vjedhura dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin do të transportoheshin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...