Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Laç. Sipas bluve, 19-vjeçari Hendrik Gjoka dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
I riu është gjetur në banesë dhe më pas është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se 19-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.04.2020, në Kurbin, në banesën e tij, dyshohet të jetë vetplagosur me armë zjarri shtetasi H.Gj.,19 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë dhe Grupi hetimor, paraprakisht nga informacionet e marra në vendngjarje pasi familjarët janë nisur në drejtim të Tiranës për të transportuar 19 vjeçarin drejt spitalit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Haxhiu për konkursin për Kryeprokuror: Procesi të jetë larg ...
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...