Emisioni “Repolitix” ka trajtuar temën e depresionit tek të moshuarit e braktisur marrë shkasë nga ngjarja tragjike e ndodhur në qytetin e Beratit, ku Kujtim dhe Këze Agalliu, përkatësisht 78 dhe 70 vjeç u vetëflijuan duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonin.
Të ftuar në studio ishin deputetja e LSI-së, Nora Malaj; Leonard Solis, ish-ministër i Shëndetësisë; Gëzim Tushi, sociolog dhe Fadil Kepi specialist i pensioneve.
Sociologu Tushi u shpreh gjatë emisonit se problemet sociale të të moshurave në Shqipëri po rriten dita-ditës me plakjen e shoqërisë.
“Kostoja e këtyre problemeve do të bëhet më e madhe. Popullsia e Shqipërisë po plaket dhe kjo gjë kërkon politika dhe strategji të reja. Duhet të shtojmë kujdesin ndaj të moshuarve. Nuk i kemi politikat e duhura për t’u kujdesur për ta”, tha Gëzim Tushi, sociolog.
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit
Kurti: Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër
KQZ del me udhëzime për votimin me postë pas “shqetësimeve t...
Pronat, problem për integrimin: Rama pranon vështirësitë, Eu...
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...