Një aksident rrugor ka ndodhur në Bërzhitë ku si pasojë humbën jetën dy 17-vjeçare.
Mësohet se në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç, si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe. Drejtuesi i automjetit F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Top Channel
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...