Në Apelin e GJKKO po mbahet këtë të mërkurë seanca për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Veliaj ka kundërshtuar provat e reja të paraqitura nga SPAK pasi sipas tij ato nuk përbëjnë elemente të ligjshme
Sipas burimeve, Veliaj është shprehur se provat e reja janë përgjimet e bisedave të tij familjare, sipas tij ato lidhen me intervistat e tij në media dhe interesimin për intervista në kanale televizive të rëndësishme.
Gjithashtu kryebashkiaku i Tiranës ka kritikuar që SPAK nuk i ka marrë parasysh sipas tij sulmet publike të Sali Berishës ndaj drejtësisë së re si prova të reja, duke u fokusuar vetëm në telefonatat dhe mesazhet e tij personale me familjen dhe i ka marrë ato si prova.
“Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit ‘prova të reja’. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?”-tha Veliaj në seancë./euronews.al
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...