Shqipëria shpalli non grata 52 shtetas grekë të cilët ishin pjesëmarrës dje në ceremoninë e varrimit të Kostandin Kacifas në Bularat të Gjirokastrës ku u bënë thirrje ekstremiste antishqiptare, u ofenduan gazetarët dhe u bllokua për disa minuta aksi nacional Gjirokastër-Kakavijë.
Ata janë shpallur non grata për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi.
Zv/ ministri i Brendshëm Saimir Lleshaj doli në një deklaratë ku e quajti ngjarjen e ndodhur dje të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm.
Gjesti rrëfen dhimbjen për humbjen e vëllait: Jam i thyer në...
Sot hapet Biblioteka e Fëmijëve, përveç Ramës marrin pjesë e...
Arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj, kërkohej me urdhërarrest –...
Al-Nassr shpall futbollistin e sezonit – dhe nuk është Ronal...
KEDS me punime, në këto qytete do të ketë ndërprerje të rrym...
Të martën mbahet protestë në Tiranë në mbështetje të student...