Është arrestuar një 29-vjeçar në Tiranë, pasi i njëjti kishte tentuar ta vrasë me armë zjarri kushëririn e tij.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar.
“Ndaj 29-vjeçarit, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
“Sipas hetimeve ka rezultuar se ky shtetas në bashkëpunim me babanë dhe vëllanë e tij, gjatë një konflikti të ndodhur më datë 11.09.2024, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, kushëririn e tij”, thuhet tutje në njoftim.
Dasma e Dua Lipës në Palermo ngjall debat mes banorëve venda...
Osmani në tubimin përmbyllës: Kosova meriton më shumë, po ha...
Presidenti i Fenerbahçes dënohet me 2 vjet e gjysmë burg
Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për ...
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...