Ish-ministri i Brendshëm publikoi sot disa foto duke bërë xhiro me kalë, por këto foto nuk kanë kaluar pa marrë vëmendje mediatike dhe politike.
Partia Demokratike me anë të nën kryetarit Edi Paloka shkruan se Tahiri bën show me kalë mbi shalë 7.500 euro.
“Prisni më kot drejtësi për ministrin e Habilajve, ai drejtësinë e ka shaluar! Ja dhe adresa ku mund të gjeni edhe ju një shalë me çmim të kripur, që ish-ministri ia lejon vetes madje edhe publikisht…”, shkruan më tej Paloka.
Deklaratë e Partisë Demokratike, n/kryetari Edi Paloka
Ju prisni që Tahiri do të përballet me drejtësinë dhe të dënohet për faktin se e ktheu policinë në hamalle droge të Habilajve?!
Ish-ministri i kushërinjëve të drogës, nuk e ka fare shqetësim daljen nesër para gjykatës.
Madje ai e sfidon drejtësinë, duke shaluar mbi 7.500 euro mbi kalë…
Shala mbi të cilën relaksohet Tahiri, në internet nuk blihet dot më lirë se 7.500 euro.
Prisni më kot drejtësi për ministrin e Habilajve, ai drejtësinë e ka shaluar!
Ja dhe adresa ku mund të gjeni edhe ju një shalë me çmim të kripur, që ish-ministri ia lejon vetes madje edhe publikisht…
***
Linku i bashkëngjitur deklaratës së PD-së, sipas së cilës në këtë faqe është blerë shala 7.500 euro.
https://www.hermes.com/us/en/product/hermes-cavale-jumping-saddle-H068327CK2165X/

Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci