Kryeministri britanik, Keir Starmer, është pritur sot nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin do të zhvillojë edhe një takim.
Kjo është hera e parë që një kryeministër britanik viziton Shqipërinë.
Vizitën në Shqipëri kryeministri Starmer e nisi në portin e Durrësit.
Ai pa në terren punën e policisë shqiptare dhe agjentëve të NCA Agjencisë Britanike Kundra Krimit të organizuar, raporton Topchannel. .
NCA është duke ndihmuar policinë shqiptare në parandalimin e trafikut të emigrantëve drejt Anglisë përmes dokumenteve të falsifikuara.
Po ashtu edhe për zbulimin e parave të krimit të cilat tentohen të futen në Shqipëri të fshehura në furgonë mallrash.
Starmer do të zhvillojë një takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijë
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...
Operacion i SPAK-ut dhe antimafias, goditet grupi kriminal i...