Sot pritet të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Në garë janë 4 kandidatë, ndërsa një ditë më parë kreu aktual i KMSH, Skënder Bruçaj është tërhequr nga gara për një mandat të dytë.
Në garë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar janë Islam Hoxha, kryetar i këshillit të përgjithshëm të KMSH, Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH, Ylli Gurra, myfti i Tiranës dhe Gramos Blliku, myftiu i Lushnjës.
Do të jenë 91 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm me votë të fshehtë që do të zgjedhin kryetarin me një mandat 5-vjeçar. Rezultatet e votimit pritet të bëhen sot publike./bw
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...