Imunologu Genc Sulçebe ka folur këtë mbrëmje në emisionin “Opinion” për situatën e krijuar nga koronavirusi.
Imunologu foli dhe për vaksinën e turbekulozit, i cili tha se ka hipoteza se ka një ndikim indirekt ndaj koronavirusit, por kjo gjë sipas tij duhet të konfirmohet nga organet kompetente.
“Është vënë re se vaksina e tublekulozit bëjnë një farë stimulimi të sistemit imunitar, të disa qelizave specifike që stimulojnë veprimin e sitemit imunitar brenda në qelizë ku është dhe virusi.
Kjo është vërtetuar dhe në praktikën klinike. Por kjo është një hipotezë që duhet të konfirmohet”, ka thënë ai.
Sulçebe është shprehur se koronavirusi në Shqipëri do të arrijë maksimumin në fund të muajit të prill dhe në qershor do vijojë të ulen rastet e reja.
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...