Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shihen dy persona duke bartur një kuti votimi, duke sqaruar se materiali i paraqitur në pamje nuk përmban fletëvotime apo material sensitiv zgjedhor.
Sipas njoftimit të KQZ-së, pas verifikimeve të kryera përmes Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Rahovec, është konstatuar se ngjarja ka ndodhur në hapësirën përreth Qendrës Komunale të Numërimit në këtë komunë.
KQZ bëri të ditur se kutia e paraqitur në video përmbante material zgjedhor jo-sensitiv, i cili sipas procedurave shpërndahet një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.
Institucioni zgjedhor theksoi se rrethanat e ngjarjes janë verifikuar edhe përmes kamerave të sigurisë të vendosura në palestrën sportive ku ndodhet qendra e numërimit, kamerave të qytetit si dhe prezencës së Policisë së Kosovës në vendngjarje.
Për të shmangur keqkuptimet dhe për të garantuar transparencë, KQZ ka publikuar edhe fotografi të lokacionit ku është realizuar videoja, duke theksuar se ngjarja ka ndodhur në parkingun e palestrës sportive ku është vendosur Qendra Komunale e Numërimit në Rahovec./Arbresh.info
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...