Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prishtinë

20:03 | 6 Qershor 2026
E H

Policia e Kosovës ka njoftuar për sekuestrimin e një sasie të substancave të dyshuara narkotike gjatë një operacioni të zhvilluar në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është realizuar nga zyrtarët e Stacionit Policor Veriu, në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, si pjesë e planit për parandalimin dhe luftimin e narkotikëve.

Gjatë aktiviteteve policore, një person është intervistuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndërsa ndaj tij janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.

Policia nuk ka bërë të ditur sasinë apo llojin e substancave të sekuestruara, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Arbresh.info