Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, raporton se seanca e sotme dështoi për shkak të mungesës së avokatëve të disa prej të pandehurve.
Me gjithë seancën maratonë me dyer të mbyllura, të enjten e shkuar nuk u bë e mundur që procesi i sterilizimit nga seancë paraprake të kalojë në themel, një dosje me nëntë të midis tyre ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj dhe zv.ministri dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
SPAK mbylli leximin e 156 faqeve kërkesë për gjykim, ndërkohë sot pritej që avokatët qe të shtronin pyetjet.
Ish ministri i Shëndetësisë ka kërkuar shpjegime seancën e shkuar, duke pyetur se në çfarë forme e ka kryer shpërdorimin e detyrës në bashkëpunim. Ai dhe avokati kërkojnë detaje se me cilin nga të akuzuarit e tjerë bashkëveproi në dosjen e sterilizimit, hapur prej 2020.
Përballë pyetjeve të pandërprera të ish funksionarit prokurorët shpjeguan se Ilir Beqaj si ministër i kohës e shpërdoroi detyrën duke dëmtuar interesat e shtetit dhe jo duke favorizuar procedurat për dhënien me koncension.
Ish ministri i Shëndetësisë i cili do të vijojë me pyetje, kërkoi që qëndrimin e tij ta parashtrojë përmes kompjuterit por kërkesa nuk u pranua.
Që do të thotë se edhe Beqaj si të akuzuarit e tjerë do ti duhet ti lexojë faqe për faqe qëndrimin e tij, ashtu siç kërkoi të vepronte edhe SPK kur deklaroi kërkesën për gjykim./tch/
Ukraina godet Rusinë, mbi 140 dronë në sulm ndaj Shën Peters...
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...
Tensionet Izrael–Liban përshkallëzohen, sulmi ajror lë tre t...
Dua Lipa kompenson banorët e Palermos pas protestave për das...