Një artikull i publikuar nga Ansa një ditë më parë tregon se Shqipëria është destinacioni i dytë më i preferuar i italianëve këtë verë, pas Catanias.
“Tirana është në krye të preferencave të rezervimit për ata që largohen nga 7 rajone italiane, Emilia Romagna, Liguria, Marche, Puglia, Toscana, Umbria dhe Veneto”, thuhet në artikullin që po e sjellim më poshtë të plotë.
***
Fillon muaji i shkëlqyer i dedikuar pushimeve në Itali, megjithëse viti 2022 ka shfaqur një preferencë në rritje edhe për muajt e tjerë të verës.
Shumica e italianëve që do të largohen në ditët në vijim kanë rezervuar veçanërisht në fund të verës, ndërsa më shumë se 30% kishin rezervuar korrikun dhe 28% të tjerë jo përpara qershorit 2022. Është ky rezultati i një prej analizave të realizuara nga e-Dreams.
Ndër destinacionet më të dëshiruara nga italianët për këto javë është Catania, e ndjekur nga Tirana e lakmuar dhe Palermo.
Në veçanti, Catania është zgjedhja e parë për udhëtarët që vijnë nga Piemonte.
Tirana është në krye të preferencave të rezervimit për ata që largohen nga 7 rajone italiane, Emilia Romagna, Liguria, Marche, Puglia, Toscana, Umbria dhe Veneto.
Qyteti tjetër Sicilian, Palermo është një destinacion pushimi për ata që nisen nga Lazio, Lombardia dhe Marche, ndërsa destinacioni i parë sardinez në renditje, Olbia, “rrëmben” para së gjithash udhëtarët që do të nisen nga Veneto.
Por nga ana tjetër italianët që nisen nga ishujt e mrekullueshëm kombëtarë, Sicilia dhe Sardenja, ku po shkojnë në gusht?
Ata zgjedhin mbi të gjitha qytetet historike të artit, një trend që i bashkon me udhëtarët e huaj. Nga Sardenja nisemi mbi të gjitha për në Milano, Romë dhe Napoli. Nga Siçilia tre destinacionet e para janë Roma, Malta dhe Milano.
Pothuajse gjysma, 46% e italianëve me pushime në gusht, do të udhëtojnë për një periudhë nga 7 deri në 13 ditë, 18% do të bëjnë një pushim 5/6 ditësh, ndërsa 11% do të shkëputen për një periudhë më të gjatë, nga 14 në 20 ditë.
Vizitorët nga jashtë për muajin gusht ishin kryesisht francezë (22%), të ndjekur nga gjermanët (18%) dhe në fund spanjollët (18%).
Turistët e ardhur nga Europa, gjatë gjithë sezonit veror kanë favorizuar qytetet e artit mbi destinacionet e tjera. Për më tepër, 4 nga 10 turistë të huaj do të qëndrojnë në Itali në javët në vijim për një periudhë nga 7 deri në 13 ditë, ndërsa vetëm 5% do të vizitojnë vendin e bukur me një qëndrim shumë të shkurtër prej dy ditësh./ansa/
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën
Atentati në Lezhë, zbardhet dëshmia e policit: Isha aty rast...