Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri trajnoi sot 96 monitoruesit e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Të ndarë në dy grupe, monitoruesit e përzgjedhur nga 12 qarqet e vendit, u trajnuan për detyrat, të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore, në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së në fuqi.
Programi i trajnimit të tyre kishte në fokus veprimtaritë publike të institucioneve gjatë periudhës katër muaj para datës së zgjedhjeve dhe fushatën zgjedhore.
Gjithashtu, u trajtuan formatet e standardizuara të raportimit, mënyra e raportimit, raportimi në mënyrë elektronike në platformën e ngritur nga KQZ për financimin e partive politike (PERF), pasi monitoruesit do të raportojnë elektronikisht në kohë reale gjatë fushatës zgjedhore.
Monitoruesit po mbikëqyrin respektimin e detyrimeve ligjore nga ana e subjekteve zgjedhore dhe veprimtarinë e institucioneve publike, me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të burimeve publike.
Trajnimi u realizua në bashkëpunim me organizatën Qëndresa Qytetare dhe Institutin Demokratik Amerikan (NDI Albania) dhe mbështetur nga Ambasada britanike në Tiranë./atsh
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...