Policia e Tropojës arrestoi 4 persona për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Ata u kapën në flagrancë teksa shkëmbenin një sasi prej 518 gramë lëndë narkotike.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, finalizuan me sukses operacionin antikanabis të koduar “Porosia”.
Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale B. B., 45 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë, E. H., 32 vjeç, banues në Bajram Curri, P. M., 52 vjeç, banues në Shoshan, F. M., 19 vjeç, banues në Shoshan.
Nga hetimet paraprake, ata dyshohen si autorë të kultivimit të lëndëve narkotike në fshatin Shoshan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.
“Gjithashtu, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit punonjësit e Policisë, në fshatin Bradoshnicë, Tropojë, zonë e pyllëzuar, gjetën disa fidanë narkotikë, në tentativë për t’i kultivuar” – njofton policia.
Në kërkim janë shpallur dhe 3 shtetas të tjerë, S. P., A. P. dhe S. S., banues në Tropojë, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivimit të bimëve narkotike.
Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit T. A., kryetari i fshatit Bradoshnicë dhe shtetasi B. L., rojë mjedisore, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...