Ka arritur në 50 numri i nxënësve të helmuar në shkollën e mesme Adem Haxhia në Postribë. Shumë prej tyre janë rikthyer në orët e mbrëmjes së të premtes me urgjencë në spitalin e Shkodrës për mjekim, ndërsa disa prej tyre janë shtruar pasi gjendja e tyre u përkeqësua.
Nxënësit tregojnë se si çdo ditë kanë konsumuar sanduiç që shiten në dyqanet pranë shkollës.
Nga ana tjetër prindërit thonë se fëmijët ankohen për dhimbje të forta barku duke përforcuar idenë e helmimit.
Policia dhe Prokuroria janë duke hetuar lidhur me shkaqet e kësaj situate inspektorati shëndetësor ka marrë edhe mostrat e sanduiçit në dyqanin pranë shkollës për të kryer analizat, me qëllim faktimi e dyshimit./vizion plus
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...