Edhe pse pylli i Sodës në Vlorë tashmë ka një rrugë të re turistike dhe duket sikur vërtet në brendësi të tij gjejmë kuptimin më të plotë të “gjelbërim dhe ajër i freskët”, realisht ky pyll nuk merr dot frymë nga mbetjet njerëzore.
Në këtë hapësirë të sheh syri inerte të pafundme edhe pirgje të tëra pishash të rrëzuara si rrjedhojë e fenomeneve natyrore, por dhe dorës së njeriut. Gjurmët e neglizhimit dhe abuzimit në këtë pyll duken qartë. Mbrojtja dhe menaxhimi është në gjendje kritike prej kohësh.
Mospatja e një plani ligjor për periudhën kur pemët duhet të priten bën që banoret që jetojnë në brendësi të pyllit të presin pa kriter sasie e kohe pishat, e sigurisht mungon dhe ndëshkimi ligjor për të tilla shkelje.
Specialisti i mjedisit në Vlorë, Simo Ribaj thotë se shkaku i kësaj situate janë papërgjegjshmëria e qytetarëve. Ky pyll i mbjellë nga vetë banorët para 60 viteve duhet mbrojtur pasi është mushkëria e qytetit të Vlorës./TCH
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...