Një incident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Laçit, ku si rrjedhojë ka humbur jetën një i ri dhe është plagosur rëndë një tjetër.
Një nga muret e uzinës së Superfosfatit është shembur, duke lënë fillimisht të plagosur shtetasit Drilon Lamaj dhe Dashamir Hajha.
Të dy u transportuan në Spitalin e Traumës, në kryeqytet, ku 27-vjeçari Drilon Lamaj humbi jetën, ndërsa i riu tjetër është në gjendje të rëndë.
Të dy shtetasit ishin duke mbledhur skrap në ambientet e kësaj uzine, ndërkohë që u shemb njëri nga muret.
Uzina e Superfosfatit në Laç është ndërtuar në vitin 1965, por prej më tepër se dy dekadash është jashtë funksionit./tch

Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron