Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 146 kg kanabis sativa. Sipas policisë, droga ishte e ndarë në disa thasë në vendin e quajtur “Mëllëz”, në një ambjent të hapur.
“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër është zhvilluar një operacion antidrogë.
Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur “Mëllëz”, në një ambjent të hapur, në afërsi të fshatit Golem, Gjirokastër, nga shërbimet e policisë u gjetën 27 thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, në trajtën e gjetheve dhe kërcenjve. Pesha totale e lëndës ishte 146 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po punohet identifikimim dhe kapjen e autoriteve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...