Në Kuvendin e Shqipërisë nga ora 10:00 do të zhvillohet një seancë plenare maratonë, ku do të prezantohet qeveria e re dhe programi qeverisës për mandatin e saj të katërt. Mbledhja është thirrur nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili ka firmosur urdhrin numër 6, datë 16 shtator 2025, për zhvillimin e kësaj seance më 18 shtator.
Në rendin e ditës parashikohet shqyrtimi dhe votimi i projektvendimit “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”, i cili do të miratohet me shumicë të thjeshtë votash, në bazë të nenit 97 të Kushtetutës dhe neneve 55 dhe 110 të Rregullores së Kuvendit, shkruan Euronews.al.
Seanca pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës, pasi çdo deputet ka në dispozicion 10 minuta për të folur. Ndërkohë, një përfaqësues nga çdo grup parlamentar do të ketë të drejtën të flasë për të njëjtën kohë me kryeministrin Edi Rama. Debatet pritet të jenë të zgjatura dhe të fokusuara në drejtimet kryesore të programit qeverisës dhe përbërjen e kabinetit të ri.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës