Ministria për Europën dhe Punër e Jashtme e Shqipërisë ka ndarë një video përmbledhëse të vizitës së parë zyrtare në Kosovë të kryediplomatit Ferit Hoxha.
Ai ka treguar për takimet që ka zhvilluar me u.d. presidenten Albulena Haxhiu, u.d.kryeministrin Albin Kurti dhe u.d.ministrin e Jashtëm Glauk Konjufca.
Hoxha ka njoftuar se do të takohet edhe me kryetarët e partive.
Prishtinë – Pritja e Ministrit Hoxha nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, Kryeministri Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca”, thuhet në përshkrimin e ministrisë mbi videon e publikuar.
Kjo vizitë, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, “konfirmoi faktin se Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë, një dimension i qartë dhe i pandryshueshëm i qeverisë dhe shtetit shqiptar.”.
“Vizita do të vijojë me takimet me drejtues të partive politike në Kosovë, mes të cilëve Bedri Hamza, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës; Ardian Gjini, Kryetar i Partisë Aleanca, Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në postim.
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...