Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar se do të dalë nesër në një komunikim publik për të sqaruar detaje mbi projektin në zonën e Zvërnecit.
Kreu i qeverisë ka theksuar se ai nuk ka asnjë lidhje me pretendimet dhe “të pavërtetat e mëdha” që sipas tij janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.
“Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit”, shkruan kreu i qeverisë.
Në të njëjtin reagim, Rama ka përgëzuar drejtuesit e Policisë së Shtetit për mënyrën si kanë reaguar pas incidenteve të regjistruara në Zvërnec, ku përplasjet mes protestuesve dhe punonjësve të sigurisë private sollën tensione dhe ndërhyrjen e policisë.
Kryeministri vlerësoi reagimin e policisë ndaj rojeve private të sigurisë, duke e cilësuar sjelljen e tyre si “grusht muskujsh pa tru”, ndërsa përshëndeti edhe masat e marra ndaj drejtuesve vendorë të policisë në Vlorë.
“Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura”, theksoi Rama.
Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.
Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e…
— Edi Rama (@ediramaal) May 31, 2026
LEXO EDHE:
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj protestuesit në Zvërnec
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...
Parashikimi i motit për sot