Kandidati për president të Real Madrid, Enrique Riquelme, ka ashpërsuar tonet ndaj presidentit aktual Florentino Pérez, duke e akuzuar se ka kaluar “të gjitha vijat e kuqe” në drejtimin e klubit madrilen.
Riquelme deklaroi se, ndryshe nga ajo që sipas tij po ndodh aktualisht në klub, ai do të ndërmarrë hapa zyrtarë për të garantuar se Real Madridi do të mbetet në duart e anëtarëve të tij.
“Florentino Pérez i ka kaluar të gjitha vijat e kuqe. Sa më përket mua, do të bëj pikërisht të kundërtën. Këtë javë do të shkoj te noteri për të vërtetuar zyrtarisht, së bashku me bordin tim drejtues, se nuk do të shes kurrë asnjë pjesë të Real Madridit te asnjë palë e tretë”, deklaroi Riquelme.
Biznesmeni 37-vjeçar është rivali i vetëm i Florentino Pérez në zgjedhjet presidenciale të Real Madridit, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Kjo do të jetë hera e parë pas 20 vitesh që klubi madrilen zhvillon zgjedhje me më shumë se një kandidat për postin e presidentit.
Fushata e Riquelmes është ndërtuar kryesisht mbi kundërshtimin e çdo forme privatizimi të klubit dhe rikthimin e rolit kryesor të anëtarëve në vendimmarrje.
Ai ka premtuar më shumë transparencë, reforma institucionale dhe një model drejtimi që, sipas tij, do ta mbajë Real Madridin plotësisht në pronësi të anëtarëve të klubit.
Real Madridi tash e dy sezone nuk ka arritur ta fitoj asnjë trofe madhor./Arbresh.info
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...
Kushtrim Kelani thyen heshtjen, flet për herë të parë për li...
Publikohet lista e Kosovës U21 për dy miqësoret e muajit qer...
Kandidati për president të Real Madridit, Riquelme: Florenti...
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...