Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëve

18:33 | 31 Maj 2026
D.H

Sezoni 2025/26 i Ligës së Kampionëve u mbyll mbrëmë me triumfin e Parisit ndaj Arsenalin në “Puskas Arena” të Budapestit pas ekzekutimit të penalltive.

Parisienët triumfuan 4:3 pas serisë së penalltive, derisa koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 1-1, shkruan Arbresh.info.

Tashmë UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit, ku dominojnë futbollistët e Luis Enriques me pesë gjithsej.

Pas tyre vijnë tre futbollstë të Arsenalit, dy të Bayern Munichut, dhe një i Atletico Madridit.

Në portë është Raya, mbrojtja përbëhet nga Nuno Mendes, Gabriel, Marquinhos dhe Marcos Llorente.

Në qendër të mesfushës janë Vitinha dhe RIce, kurse në krahë janë vendosur Khvicha Kvaratskhelia dhe Olise.

Në maje të sulmit janë Harry Kane dhe Ousamene Dembele.

Parisi e fitoi titullin e dytë rresht në Ligën e Kampionëve, dhe po ashtu të dytin në histori. Khivcha Kvaratskhelia u shpall lojtar i sezonit./Arbresh.info