Ujësjellës Kanalizime Durrës njoftoi kufizime në furnizimin me ujë këtë të marte për shkak të disa defekteve që kanë ndodhur nga shirat e ditëve të fundit.
Aktualisht stacioni i pompimit në Fushë Krujë që furnizon Shijakun është stakuar, po ashtu edhe stacioni i ri i pompave në Milot që furnizon me ujë qytetin e Durrësit.
Për shkak të rrëshqitjes së dherave pranë depos së Shilores në Shijak, është carë tubacioni DN 400 mm dhe për këtë arsye zona e Shijakut dhe Maminasit nuk po furnizohet me ujë.
Rëshqitjet e dherave kanë dëmtuar edhe tubacionin e ri DN 700 mm në kodrën e Ishmit. Në këto kushte është ndërprerë puna edhe në stacionin e pompave në Milot, nga i cili furnizohet me ujë të pijshëm qyteti i Durrësit dhe një pjesë e fshatrave.
UKD bën të ditur se ka dërguar që në momentin e parë dy brigada që po merren me riparimin e defekteve./vizionplus
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...