Në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ka rrëshqitur rruga, si dhe janë dëmtuar dy banesa. Fatmirësisht, banorët e dy shtëpive të dëmtuara nuk kanë pësuar lëndime.
Policia ndodhet në terren dhe po monitoron qarkullimin e automjeteve, pasi kjo rrugë lidh disa fshatra të njësisë administrative Sevaster.
Ndërkohë, lumi Vjosë ka dalë nga shtrati në zonën e tregut të gjësë së gjallë pranë urës.
Niveli i ujit ka arritur në rreth 7 metra.
Banorët e zonave të rrezikuara janë njoftuar të kenë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet. Sipas autoriteteve, prurjet në lumin Vjosë vijojnë të mbeten të larta dhe situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme./abcnews
Pacolli i shpreh ngushëllime Ilir Metës për vdekjen e babait
E rëndë, i riu nga Malisheva humb jetën në një lumë në Itali
Komandat Remi në Vushtrri: Koha për t’i dhënë fund krizës po...
Vdes babai i Ilir Metës
Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep de...
Hapet konkursi për pranimin e 44 kadetëve të rinj