Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama, ndanë sot kafen e mëngjesit me një grup qytetarësh dibranë, në një bisedë të hapur për jetën e përditshme dhe problematikat e qytetit. Ata i shprehën kryeministrit problemet më madhore të tyre.
Kreu i qeverise nënvizoi se falë projekteve të reja të bashkisë dhe bashkëpunimit qeveri-pushtet vendor, do të mbyllet gangrena në infrastrukturën rrugore të cilën komuniteti ende e vuan. Ndër to, më e rëndësishme është edhe Rruga e Arbrit, tha kryeministri, e premtuar nga shumë qeveri të mëparshme, por që nuk u bë realitet, dhe që do të nise punimet në shtator, transmeton atsh.
“Këtë javë, Ministria e Financave do të japë dakortësine për skemën financiare të Rrugës së Arbrit. Kompania që e ka bërë projektin është paraqitur me një propozim, është bërë verifikimi i projektit dhe me të marrë miratimin, hapet gara. Që të mos flas në mënyrë strikte, pasi procedurat gjithmonë kanë ndonjë vonesë, nga shtatori fillojmë Rrugën e Arbrit dhe i japim fund kësaj historie”, u shpreh Kryeministri Rama.
Në vijim të takimeve në qarkun e Dibrës, Rama u ndal në Sodoholl, ku bashkebisedoi me banorët. Mes të tjerash, kryeministri foli dhe per marrëveshjen politike PS-PD te 18 majit, e cila i hapi rrugën futjes së opozitës në zgjedhje.
Kryeministri u shpreh se me lëshimin që bëri maxhoranca tregoi se demokratët nuk i sheh si armiq. “Me marrëveshjen iu treguam të gjithë demokratëve që nuk i kemi armiq, se po të ishte ashtu i kishim lënë në çadër dhe kishim vazhduar e kishim sot 100 deputetë, pa bërë fushatë fare”, tha Rama.
Por, vijoi ai, menduam edhe për Lulin e udhëheqësit atje pas, dhe për njerëzit e zakonshëm.
“Ua dhamë marrëveshjen se na intereson Shqipëria mbi interesin e ngushtë të partisë. Ne nuk e duam pushtetin për vete, ata i duan votat për vete për t’u kthyer në një votë, të cilën nuk dinë ta bëjnë”, u shpreh Rama.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...