Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar të etjen drejt New York-ut për të rinisur turin e ndërprerë “Krenar për Shqipërinë”.
Takimi me shqiptarët që jetojnë në SHBA do të zhvillohet paraditen e së shtunës, në orën 11:00 me orën lokale.
Më pas është konfirmuar dhe një rikthim i Ramës si pjesë e turit edhe në Greqi, por kësaj here në datën 3 Nëntor do të jetë në Selanik.
Ndryshe nga takimet e Majit në Athinë dhe Milano formati do të jetë më i ngushtë, takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.
Në New York pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë shqiptarë dhe nuk do mungojnë këngëtarët në nisje të takimit. Fjalimet e konfirmuara janë ato të drejtuesit politik të diasporës Taulant Balla dhe kryeministrit./tvklan.al
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...