Kryeministri Edi Rama, në komunikimin javor tha se PPE tentoi të bindë Partinë Demokratike të hyjë në zgjedhje.
“Ndërkombëtarët u angazhuan për të bindur Partinë Demokratike për t’u kthyer në rrugën e arsyes demokratike”, tha Rama, “por tani nuk ja vlen më”, shtoi ai.
Kryeministri tha se brenda vendit PD po humb terren dhe jashtë vendit i janë prerë kontaktet, shkruan Top Channel.
“Në çdo orë që kalon, mbështetësit e PD po e braktisin këtë parti. PD sot është barrikada e fundit në mbrojtje të sistemit të vjetër dhe të korruptuar të sistemit të drejtësisë”, tha Rama.
Ai tha më tej se Vettingu dhe reforma në drejtësi do të vendosin fatin europian të Shqipërisë.
“Jo vetëm në letrën e Komisionerit Hahn, por edhe nga të gjithë ndërkombëtarët Vettingu dhe reforma në drejtësi do të vendosin fatin europian të Shqipërisë”, tha Rama.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...