Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Fush Bull të Elbasanit. Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rrëshqitur aksidentalisht rreth 100 metra në greminë. Nazmi Boja në atë moment ka qenë duke rregulluar kanalin vaditës të fshatit.
Boja mori plagë të rënda dhe pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të helikopterit që e nxorri nga humnera, ai ndërroi jetë teksa transportohej në spital.
“Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit, alpinistët dhe ekipi i urgjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Për shkak të terrenit ka shkuar edhe helikopteri, për të bërë të mundur nxjerrjen e këtij shtetasi. Për shkak të dëmtimeve shtetasi N. B. nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në helikopter. Trupi i pajetë po transportohet në morg, për kryerjen e ekspertizës”, njoftoi policia.
Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se Boja ishte kryeplak i fshatit Vasjan në njësinë administrative të Shushicës./tvklan.al
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...