Më 29 tetor (të martën), është vendosur që të bllokohet hyrja e Tiranës, kryqëzimi i njohur si “Kthesa e Kamzës”, rrethrrotullimi në Rrogozhinë, rrethrrotullimi në Levan, rrethrrotullimi i Bradasheshit, por bllokim do të ketë edhe në veri në Milot.
Kështu raporton A2 CNN, pas mbledhjes së mbajtur sot nga sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka dhe nënkryetarët e Partisë Demokratike, ku u kanë dhënë porositë për protestën.
Sipas raportimit, në mbledhjen e cila ka zgjatur më shumë se një orë, krerëve të degëve u është kërkuar angazhim maksimal për tubimin që pritet të mbahet në disa qytete të martën në orën 17:00.
Të hënën, kreu i PD-së Sali Berisha, bëri thirrje për mosbindje civile duke kërkuar paralizim të të gjithë trafikut në vend.
Ish-kryeministri shqiptar, kërkoi angazhim nga krerët e degëve dhe drejtuesit e qarqeve për të bllokuar lëvizjen në gjithë vendin.
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...