Një 41-vjecar shqiptar ka mbetur i plagosur, ndërsa dy bashkëatdhetarë të tij janë arrestuar në Selanik.
Ngjarja ka ndodhur në qendër te Selanikut, ku 41-vjecari shqiptar është plagosur me thikë në shpatullën e majtë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar të plagosurin për ndihmë mjekësore, ndërkohë që ka gjetur thikën si dhe 3 gëzhoja arme zjarri.
Hetimi ka zbuluar se autorë ishin dy shqiptarë të tjerë, një 34-vjecar dhe një 36-vjecar. Ky i fundit rezulton person në kërkim në Greqi për trafik droge dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
Pas arrestimit të dy autorëve, policia ka ushtruar kontroll në banesën e tyre ku ka gjetur dhe sekuestruar 133.51 gram marijuanë dhe 1 celular./abcnews.al
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...