Është përhapur me përmasa të frikshme zjarri në malin e Thirrës, mbi tunelin e Kalimashit në Kukës, mbrëmjen e sotme.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga abcnews.al situata është kritike pasi zjarri është afruar pranë Rrugës së Kombit.
Kjo vatër është aktive prej pesë ditësh, ndërsa nuk është mundur të vihet nën kontroll. Pranë tunelit kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, shërbimet e policisë. Gjithashtu në vendngjarje është edhe kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici.
Sakaq, mbrëmjen e sotme janë nisur drejt Shqipërisë Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikës për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe