Sipas MeteoAlb masat ajrore të qëndrueshme do të kushtëzojnë kthjellime në të gjithë vendin tonë deri në mesditë.
Pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të dukshme do jenë në zonat malore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar dallgëzim i ulët.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe prezencë të mjegullës në
Kosovë. Por pjesa e dytë e ditës sjellë mbizotërim të kthjellimeve në të gjithë territorin.
Maqedonia e Veriut
Paraqitet gjatë gjithë ditës në mbizotërimin e motit të kthjellët, përjashtim bën pasditja ku vranësirat bëhet të dukshme në gjysmën perëndimore të MV.
Rajoni dhe Evropa
Mot me kthjellime vijon të mbizotëroj në Evropën jugore por ndryshe paraqitet situata për pjesën më të madhe të kontinentit. Kemi mbizotërim të vranësirave dhe rrebesheve të shiut.
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...
Arrestohet i dyshuari për mashtrim me tender të Policisë së ...