Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin anti drogë të koduar “Fingerprint”, si rezultat i bashkëpunimit disamujor ndërmjet Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Qarkut Antimafia Compagnia Carabinieri në Borgo San Lorenzo, Firenze dhe Zyrës së Sigurisë në Ambasadën e Italisë në Shqipëri.
Operacioni u shtri në të dyja shtetet, për kapjen dhe nxjerrjen përpara drejtësisë italiane, të pjesëtarëve të një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, gjatë periudhës 2020-2021.
Në kuadër të operacionit “Fingerprint”, Gjykata e Firenzes lëshoi 12 urdhra arresti, 10 prej të cilëve u ekzekutuan (9 në Itali dhe 1 në Shqipëri), ndërsa 2 shtetas u shpallën në kërkim.
Në Fier u arrestua 41-vjeçari Edi Hoxha alias Edison Hoxha, i cili koordinoi veprimtarinë kriminale të organizatës.
Gjykata e Firences, me vendimin e vitit 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale, veprimtari e cila dënohet nga Kodi Penal i Italisë, me maksimalisht 24 vjet burgim.
Ai akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, ka koordinuar veprimtarinë kriminale të një organizate të implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 41-vjeçarit, në Itali./abcnews.al
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...