Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë me të gjithë lajmin e mirë që vjen nga OBSH.
Organizata më e madhe në botë për shëndetësinë ka miratuar sot për përdorim urgjent vaksinën kineze Sinovac, duke thënë se kjo vaksinë i plotëson të gjitha kriteret që lidhen me sigurinë dhe efikasitetin.
“OBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit”, shkruan Manastirliu.
“OBSH sot miratoi vaksinën Smovac-CoronaVac COVID.19 për përdorim emergjent, duke i dhënë vendeve, financuesve, agjentëve dhe komuniteteve të sigurisë se ajo plotëson standardet ndërkombëtare për sigurinë, efikasitetin dhe prodhimin. Vaksina prodhohet nga kompania farmaceutike me bazë në Behing, Sinovac”, thuhet në dokumentin e OBSH./arbresh.info/
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...