Ditë e diel më 12 janar do të anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, për shkak të motit të keq.
Ndërkohë, era do të fryjë e fuqishme nga verilindja, ndërsa forca e detit 8 deri 9 ballë. Kurse trageti i linjës Ankona -Durrës do të lundrojë.
Parashikohet që tragetet e linjës Bari-Durrës dhe anasjelltas të rinisen të hënën në mbrëmje nga të dyja brigjet.
Ndërkohë agjencitë detare kanë njoftuar pasagjerët për anulimin.
Edhe anijet tregtare dhe peshkarexhat do të qëndrojnë në kalata deri në përmirësimin e motit./abcnews.al
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...