Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka mbyllur protestën e opozitës sot. Në mungesë të kreut të PD-së, Lulzim Basha, Paloka ndan edhe mesazhin e tij nga Brukseli.
Paloka u shpreh se në mungesë, kreu demokrat u dërgon një përshëndetje protestueve ndërsa vazhdon takimet në Bruksel si pjesë e fitore së ardhshme.
“Edhe njëher doja t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj për sot për të arritur nesër në fitoren e sigurtë. Dua t’ju përshëndes edhe në emër të zotit Basha, i cili vazhdon takimet në Bruskel që janë pjesë të fitores që na pret.
Jemi nisur në një rrugë që nuk ka rrugë tjetër përveç fitores. Nuk ka asnjë forcë që ndal qytetarët të protestojnë për të drejtat e tyre. Nuk ka asnjë forcë që na ndal. Nuk do ketë asnjë ditë stabilitet për këtë qeveri derisa të kthehet demokracia. Suksese dhe fitore.”- u shpreh Paloka./bw
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...