Anija e marinës italiane “Cassiopea” me 49 emigrantë në bord ka mbërritur në portin e Shëngjinit mëngjesin e së martës. Anija me emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi u nis nga Lampedusa dy ditë më parë.
Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët riaktivizohet pas një pauze më shumë se dy mujore.
Qeveria italiane u fut në një betejë me gjyqësorin për shkak të listës së vendeve të origjinës dhe azilkërkuesve, e cila pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Më 30 dhjetor 2024, gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj, të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta.
Ndër të tjera për pjesën e listës të vendeve të sigurta, gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e ministrit të Jashtëm dhe ministrave të tjerë./abcnews.al
Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nuk ...
AIP thirrje për insitucionet edukativo- arsimore – Ku...
Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën
Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri, mbi 4.6 milionë udhë...
Aksioni për manipulim zgjedhor në Malishevë: 68 persona të i...
Skandal zgjedhor në Malishevë/ Mbi 17 mijë vota të manipulua...