Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përplasjes mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së në rrugën Klinë-Gjakovë.
Albin Sahatqija, komandant i Trafikut Trajonal në Gjakovë tha se lëndime më të rënda ka pësuar shoferi i mjetit pikap.
“Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e tejkalimit në vijë të plotë të shoferit të Pick Up, i cili ishte duke shkuar në drejtim të Klinës dhe i njëjti është përplasur përballë me kamionetën e FSK-së. Sipas raportit që e kemi shoferi i mjetit Pick Up i ka lëndimet më të rënda ndërsa pasagjerja ka po ashtu lëndime më të lehta. Lëndime ka pësuar edhe drejtuesi i kamionetës së FSK-së”, deklaroi Sahatqija.
“Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin. Hetuesit e aksidenteve e kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe po punohet në rast”, shtoi ai.
Nis një operacion shpëtimi në majen e Lubotenit, ShKShMK del...
Martinelli afër largimit nga Arsenali, Arteta e do yllin e A...
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës
S’shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihe...
7 viktima nga vapa në Francë, vala e të nxehtit përfshin edh...
SPAK jep detaje për aksionin me anti-mafian italiane, arrest...