Haradinaj nderon Dr. Rexhep Tafën, vendoset pllakë përkujtimore në Bec

16:00 | 26 Maj 2026
Q L

Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është vendosur një pllakë përkujtimore në Ambulantën e Mjekësisë Familjare në Bec, në nderim të veprës dhe sakrificës së Dr. Rexhep Tafa.

Haradinaj ka vlerësuar lart kontributin e Dr. Tafës gjatë periudhës së luftës, duke theksuar se ai, së bashku me Bekim Tafa, kishte sakrifikuar gjithçka për t’u dalë në ndihmë të plagosurve në kohët më të vështira për vendin, shkruan Arbresh.info.

Sipas tij, mantilbardhët dëshmuan përkushtim dhe humanizëm në shërbim të lirisë, ndërsa në atë rrugëtim, siç tha ai, ranë edhe shumë dëshmorë.

“Vendosja e kësaj pllake është shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e çmuar të Dr. Rexhep Tafës në kohët më të rënda për vendin”, ka thënë Haradinaj.

Ai e ka përmbyllur mesazhin duke shprehur krenari për rrugëtimin drejt lirisë dhe duke nderuar kujtimin e Dr. Rexhep Tafës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale