Ylli Manjani vijon të shprehë hapur kritikat e tij ndaj Edi Ramës si politikan. Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, kreu i qeverisë ka defekte serioze, të cilat i shfaq shpesh me aleatët e tij.
“Marrëdhënia e Ramës me aleatët me të tjerët, është e frikshme. Të mendosh që do shkonin në zgjedhje vetëm vetëm se kryeministri nuk dialogonte, kjo nuk është normale. Kryeministri është i rrezikshëm në këtë filozofi”, – u shpreh Manjani i ftuar në “E Diell”.
Për Manjanin, Ilir Meta si President ishte një vendim i mirë.
“Ilir Meta është talent ekzekutiv, në trurin e Metës është “action”, nuk e bën dot plakun mere në zyrë. Por mund të jetë një nga presidentët më ndryshe”, theksoi ish-ministri që tashmë i është përkushtuar profesionit të tij si jurist”.
Manjani shprehet se mund të kishte kontribuar në parlamentin e ardhshëm, edhe pse thekson faktin që nuk ka qenë deputet asnjëherë në karrierën e tij politike.
Manjani deklaroi se e respekton vendimin e LSI-së për të mos e listuar si kandidat për deputet.
“Nuk kam qenë asnjëherë deputet, mund të kisha kontribuar në parlamentin e ardhshëm. Është vendim i partisë, e respektoj, unë nuk jam larguar nga partia dhe nga politika”.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...